Demarkacioni, sipas planeve të komunave në kufi me Malin e Zi

Komisioni shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi ka hedhur topin te kryetarët e komunave kufitare, duke thënë se ata nuk kanë pasur vërejtje kur kanë miratuar planet zhvillimore me vijat administrative të komunave të tyre dhe se ato vija administrative janë në përputhje me vijën kufitare me Malin e Zi të përcaktuar nga ky komision.

Përcaktimi i tillë i demarkacionit është kundërshtuar nga ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi, i cili ka sqaruar se nuk është çështje e njëjtë përcaktimi i kufirit shtetëror me Planin zhvillimor të një komune, shkruan Koha Ditore. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU