Publikohet video kur huliganet dhunojne deputetin shqiptare Ziadin Sela. Gazetarja e televizionit “24 Vesti” Dushica Mërgja, ka qenë dëshmitare e vetme okulare e sulmit të huliganëve që u futën në Parlamentin e Maqedonisë, ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela. Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje në lajmet e Tv 24.
“Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, i tëri ishte në gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Mërgja
Ilir Hasani, mjeku i cili ka pranuar Ziadin Selën ka folur për portalin TetovaSot duke thënë se Sela është në gjendje stabel, ka lëndime në kokë, por është mirë komunikon është në kontroll të plotë të një stafi të mirë të mjekëve.
Nderkohe nga partia e tij ka sqaruar: “Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën. Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj.”, shkruan Taravari.