Dekriminalizimi/Ja çfarë është ligji “Severino” dhe pse ndryshon nga ligjet e tjera
Qeveria miratoi sot projektligjin ‘Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë funksione publike’.
Kjo nismë e qeverisë ështrë frymëzuar nga ligji italian “Severino”. Po çfarë ky ligj dhe nga e ka origjinën?
Ky ligj është hartuar në Itali dhe ka marrë emrin e ministres të Drejtësisë të ish-qeverisë Letta, Paola Severino, dhe u votua me në fund të vitit 2012 me objektivin për të luftuar korrupsionin e politikës italiane.
Ndërkohë që ky ligj është edhe për dënimin e zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale. Ligji italian parashikon dënimin e zyrtarëve të përfshirë në vepra të rënda kriminale, siç është krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ish-ministrit të Drejtësisë në Itali, Severino, e dërgoi këtë ligj në Parlamentin italian këtë ligj, ku edhe u miratua, duke marr shkas nga mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, posaçërisht të Silvio Berluskonit, i cili është ndër zyrtarët e lartë mbi të cilin kanë rënduar efektet e zbatimit të ligjit “Severino”. Ligji “Severino” gjithashtu parashikon akte ligjore për ata zyrtarë që nuk paguajnë detyrimet e shtetit duke krijuar evazion fiskal.
Ligji “Severino” nuk amniston, por ka fuqi prapavepruese për shkeljet ligjore. Pra, ky ligj kryesoren veprimin prapaveprues. Sepse të gjitha ligjet e tjera e kanë fuqinë nga dita që hyjnë në fuqi dhe mbas, por jo çfarë ke bërë para se ligji të ishte në fuqi.