Dekriminalizimi, nis verifikimi për zyrtarët demokratë. Halim Kosova drejton komisionin
Duke qenë se tashmë Partia Demokratike e ka kthyer në moton e saj të opozitës dekriminalizimin e politikës shqiptare, ka vendosur që të nisë një proces verifikimi edhe në radhët e veta.
Në këtë mënyrë në selinë blu është ngritur Komisioni i Posaçëm për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik. Ky komision që do të kryesohet nga doktor Halim Kosova dhe do të filtrojë të gjithë emrat që drejtojnë këtë parti nga nivelet më të ulëta e deri në ato më të larta. Gjithashtu do verifikojë pastërtinë e figurës së kandidatëve të sajë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të përzgjedhurve të PD për drejtuesit në nivel politik nesër në qeverisje të vendit.
Dekriminalizimi është kthyer në kauzën kryesore politike të kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha. Selia blu prej kohësh ka drejtuar “artilerinë e rëndë” të akuzave ndaj përfaqëuesve të mazhorancës duke akuzuar një pjesë të tyre se vijnë nga radhët e krimit.