Dekriminalizimi, ligji në 7 muaj nuk ka penalizuar asnjë zyrtar

Shtatë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për dekriminalizimit efektet e tij thuajse nuk ekzistojnë dhe asnjë politikan me të shkuar kriminal nuk është penalizuar. ReportTv ka kontaktuar me strukturën e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme që zbaton këtij ligj, por rezultatet e saj janë thuajse të papërfillshme ku pas 7 muaj të vetmet raste që janë nën hetim i përkasin dy kryebashkiakëve atij të Kavajës e Krujës për të cilat ende nuk ka një vendim përfundimtar të rezultateve nga hetimet e kësaj njësie.

-16 Mars 2016, Prokuroria e Përgjithshme njofton zyrtarisht krijimin e strukturës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit miratuar nga parlamenti shqiptar.

-12 Tetor 2016, afro 7 muaj më pas kjo strukturë ka vetëm dy komunikime publike atë të nisjes së hetimeve për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi dhe kryetarit të Bashkisë së Krujës Artur Bushi.

Struktura e ngritur me urdhër dhe firmë të prokurorit të përgjithshëm përbëhet nga dy prokuror ai është Madrird Kullolli dhe prokurorja Rovena Gashi të cilët kanë dhe vartësit e tyre përfshi oficerët e policisë gjyqësore.

Bilanci 7 muaj më pas është se kjo strukturë në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë mundur të ngrenë akuzë vetëm për një të zgjedhur dhe ai është Elvis Rroshi ndërkohë për një tjetër të zgjedhur lokal e vetmja e dhënë është se ndodhet në fazë verifikimi.

Procedurialisht, Prokuroria si institucion që gëzon tagrat e hetimit ka afate 3 mujore, 6 mujore, 9 mujore dhe në raste të vecanta dhe më shumë se 1 vit me miratimin e gjykatës por ajo cka ngre pikëpyetje është çfarë po heton kjo strukturë ku vetëm në dy raste ka bërë njoftim zyrtar.

Nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për efekt të këtij ligji disa këshilltar këshillash lokal bashkiak janë vet larguar duke dorëzuar mandatet por emrat e tyre asnjëherë su bënë publik.

Debate politik ishte me akuza të ndërsjellta nga opozita dhe maxhoranca për më shumë se 2 vite deri në miratimin e ligjit, por efektet ndalur tek rezultatet konkrete i strukturës së posaçme pranë prokurorisë janë inegzistente.

Rasti i Rroshit është përmendur dhe në raportin e misionit ‘Pameca’ si një rast i pa hetuar në mënyrë të plotë dhe i nxituar nga prokuroria për të kërkuar arrest me burg, por paçka kësaj 7 muaj më pas dekriminalizimi s’ka prekur asnjë figurë të rëndësishme politike në hierarkinë e Qeverisë, Parlamentit, Opozitës çka do të tregonte se struktura e posaçme ka punuar dhe ligji dha efektet e tij.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU