Dekretohet ndalim qarkullimi në Bagdad pas manifestimeve të dhunshme

Një ndalim qarkullimi u dekretua sot në Bagdad ku përkrahës të liderit shiit Moqtada Sadr penetruan në zyrën e kreyministrit irakian që ndodhet në Zonën e Gjelbërt në masa të larta sigurie.

Shumë persona janë plagosur kur hynë në Zonën e Gjelbërt dhe të tjerë jashtë saj kur forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës kundër turmës për ta mbajtur jashtë këtij sektori ku qëndrojnë ambasadat dhe institucionet kryesore irakiane. Forcat e sigurisë goditën gjithashtu me plumba por për momentin nuk ka informacione mbi numrin e saktë të të plagosurve as mbi natyrën e plagëve

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU