Deklarimet, ja pasuria e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjykatë e cila ka rrëzuar nisma të rëndësishme të mazhorancës aktuale, por edhe shumë padi të Presidentit të Republikës dhe Partisë Demokratike.

Anëtarët e Kushtetueses deklarojnë të ardhura të majme nga paga e tyre, trajnimet, aktivitetet në universitetet private, pagat e bashkëshorteve dhe fëmijëve madhorë. Deklarojnë prona, apartamente, vila dhe kredi deri në 160 milionë lekë. Anëtarja Altina Xhoxhaj deklaron një llogari rrjedhëse, përfshirë pagën dhe një kartë debiti me vlerë 9 mijë euro. Zonja Xhoxhaj, deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pagën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë.

Nga dhënia me qira e një apartamenti, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron 4 200 euro të ardhura për vitin 2015. Bashkëshorti i saj, Arben Idrizi deklaron të ardhura nga tre paga të ndryshme. Konkretisht, 567,000 lekë të ardhura nga paga në ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit. Po ashtu, Idrizi deklaron 5,379 USD si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB si dhe dy llogari me 4 mijë USD.

Shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU