Deklaratat e Lu për krimin, Vasili: Kjo situatë kompromenton imazhnin dhe stabilitetin e vendit

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu sot mbi krimin në Shqipëri. Ai foli edhe për rrëshqitje të vendit në një rrugë të rrezikshme.

‘Lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë lidhur me krimin e organizuar dhe efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. LSI ndan të njëjtin shqetësim me atë të ambasadorit amerikan, që kjo situatë po kompromenton imazhnin, stabilitetin e vendit dhe sigurinë e jetës së cdo qytetari.
Ne e kemi debatuar fort dhe për këtë arsye edhe kryertari i LSI, Monika Kryemadhi i është drejtuar ambasadorit Lu dhe Vlahutin lidhur me cështjen e vetungut se pa një veting të pavarur s’mund të ketë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar se një drejtësi e kapur s’do ta kryente kurrë këtë, do kishim një rëndim më ekstrem të vendit dhe një rrëshqitje të saj drejt një rruge të rrezikshme”, tha Vasili.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU