Deklaratat e Bashës për çmimin e energjisë, Rama: Oh ç’gënjeshtar!

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike tha sot nga çadra se problemi numër një i shqiptarëve është ekonomia, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Facebook.

Referuar lajmit mbi konsumin e energjisë dhe pagesën e kryetarit të PD-së, me sistemin e ri të pagesës me heqjen e fashës, Rama e quan një gënjeshtar kundërshtarin e tij politik.

Oh ç’gënjeshtar! Lulëzim, ti përsërit papushim se kjo qeveri e ka shtrenjtuar energjinë pêr të gjithë dhe u qan hallin të varfërve që i’u hoq fasha deri në 300kw! Atëherë mësoje të lutem se heqja e fashës nxorri në dritë abuzimet e tmerrshme të kohës së qeverisë tënde, kur shumë njerëz me vila e me biznese fshiheshin pas fashës si të varfër. Ndërkohë sot kjo qeveri u paguan të familjeve të varfra çdo muaj diferencën e rritur nga heqja e fashës. Pra për xhepin e familjeve te varfëra pagesa e energjisë mbetet ajo që ishte. Ndërkohë le ta mësojnë të gjithë se sa paguan ti vetë sot për energjinë krahasimisht me dje, falë investigimit të bërë nga media që tregon këmbët e shkurtra të gënjeshtrave të tua të gjata”, shkruan Rama.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU