Deklarata heretike nga Papa, tronditet kisha katolike

“Evolucioni dhe Big Bang janë të vërtetë dhe Zoti nuk është një magjistar me shkop magjik”, ka deklaruar Papa Françesku.

Duke folur në Akademinë e Shkencave Papnore, Papa bëri komentet që për ekspertët shënon fundin e “pseudo teorive”.

Papa shpjegoi se të dy teoritë nuk e përjashtojnë ekzistencën e krijuesit, madje sipas tij ato e lypin një të tillë.

“Kur lexon për krijimin e gjenezës, ne priremi të imagjinojmë një Zot magjistar, me një shkop magjik që është në gjendje të bëjë çdo gjë. Por, nuk është kështu”, u shpreh ai.

“Big Bang, që mendohet se është origjina e botës, nuk është në kontradiktë me ekzistencën e krijuesit, por përkundrazi e lyp atë”.

Kisha Katolike ka një reputacion të hershëm anti-shkencë – sidomos që pas dënimit të shkencëtarit italian Galilo Galilei për teorinë se Toka rrotullohet rreth Diellit.

Komentet e Papa Françeskur janë vazhdim i rrugës progresive të Papa Piut XII, i cili hapi dyert për idenë e evolucionit dhe që pranoi teorinë e Big Bang. Xhon Pali II shkoi edhe më tej duke thënë se evolucioni është më shumë se një hipotezë.
Panorama/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU