Deklarata e Metës, Shehi: Dorëheqja do ta thellonte krizën, pjesa tjetër patetizëm heroik

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e Presidentit Meta, i cili tha ditën e djeshme se do të jepte dorëheqjen, e nëse do të ishte nevoja edhe jetën e tij, nëse do të zgjidhej kriza në vend.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Shehi u shpreh se dorëheqja e Presidentit, ndonëse nuk do ta zgjidhte krizën, por do ta thellonte, është një akt norma, ndërsa shtoi se pjesa tjetër e deklaratës për vetëflijim, është një “patetizëm heroik”.

Deri këtu jemi brenda hpësirës politike. Dorëheqja është një akt normal, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë mes, kur vendi është në krizë. Njerëzit e pushtetshëm e kanë kuptuar që duhet një akt ekstrem për të qetësuar situatën. Pjesa tjetër, ky patetizmi heroik, jo jap jetën, këto nuk qëndrojnë. Nuk besoj që ka qenë e nevojshme për të shkuar deri këtu. Dorëheqja nuk e zgjidh krizën, por i jep të qartë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që këtu kriza është e plotë. Nuk e besoj që ka për të shkuar deri tek dorëheqja”, tha Shehi.

/g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU