Degradon fjalori i Bashës: Rama o gomar, lëviz si superman me rrugët e PD

Duke shpalosur programin për punësimin dhe të rinjtë, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i kujtoi Ramës rrugët që janë bërë në kohën e qeverisjes së PD në të cilat Rama thotë se udhëtohet vetëm me gomar. Basha tha se Rama udhëton si superman nga Vermoshi në Konispol në rrugët e ndërtuara nga PD, por kur del në TV e mohon dhe thotë se udhëtoi me gomar.

Nuk ka si të mos e pranojë edhe zullapi, i cili shkon nga Vermoshi në Tiranë dhe Konispol brenda ditës, sikur i thotë edhe ‘fiku’ si superman, shkon se janë ndërtuar rrugët, kjo e vërteton, kur kthehet në Tiranë ankohet sikur e bëri rrugën me gomar, por nuk e bëre me gomar, more gomar, e bërë me makinë, pasi rrugët u ndërtuan. Ndërsa rrugët që ke lënë përgjysmë si ajo e Elbasanit dhe të tjera, të gjitha do ti ndërtojmë, se e kishe mendjen të vidhje” tha Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU