Defekt teknik në motor, shkrumbohet makina në Fier

Një automjet në Fier ka marrë flakë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maji”, ku mjeti tip Volkswagen me targa AA 548 LZ në pronësi të shtetases R.O ka marrë zjarr në ecje e sipër në pjesën e motorrit.

Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, raporotn “Ora”.
Famirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU