Debatet/ Blushi-Kodhelit: Më the në 2013 se po të fusin në listë një bandit

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë e tensionuar por edhe me batuta midis deputetëve, ministrave dhe vetë “rebelit” Ben Blushi. Citynews ka mundur të sigurojë disa nga këto debate dhe përplasje në grupin socialist.

Duke folur në grup Ben Blushi ka thëne se “Nuk jam marrë me asnjë ministër personalisht por vetëm me politikat qeverisëse.

Ju duke u marrë personalisht me mua keni nxitur urrejtjen që u shfaq në Elbasan. Disa ministra kane futur në faqet personale në rrjetet sociale, shpifje për mua, kanë bërë montazhe duke vënë në gojen time fjalë të Bashës. Cka është shpifje dhe e pavërtetë”, ka theksuar Blushi.

Menjëherë ka ndërhyrë Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ajo i është drejtuar Ben Blushit me fjalet: Ti me ke kercenuar

Ben Blushi i përgjigjet duke i kërkuar të tregojë ku dhe një provë të vetme. Reagimi i Blushit ka qenë një akuzë ironike “Mimi ik shit ndonjë avion mos u merr me këtë punë ti”.

Debati ka vazhduar më tej, gjatë momentit kur kryeministri Edi Rama i kërkonte Blushit të tregonte emrat e të inkriminuarve në PS, deputeti socialist i është përgjigjur duke treguar një ngjarje në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.

Mimi më ka kapur në shkallët duke qarë dhe më thoshte më ndihmo se po më venë në listë një njëri me precedentë penalë, një bandit. Këto mi ka thënë Mimi Kodheli kur po bëheshin listat, se unë nuk i njihja fare kush ishin”, ka theksuar Blushi në mbledhjen e grupit.

Ministrja e Mbrojtjes ka heshtur duke mos reaguar aspak për ngjarjen e treguar nga Ben Blushi.//City News

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU