“Dear Albania”, shfaqet dokumentari i Eliza Dushkut

“Dear Albania”, dokumentari i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, pati dje premierën në televizionin World Channel PTV, me 217 milionë shikues në SHBA. Aktorja u ka bërë thirrje në Facebook të gjithë fansave të saj të ndjekin premierën.

“Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, është shprehur Dushku më parë për dokumentarin. Dushku ka thënë se ata kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se askush nuk di shumë për këtë shtet që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Në rrjetin social “Facebook”, Eliza, falenderon edhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin në realizimin e këtij dokumentari.

Ati ynë, Filip Dushku, i cili ka lindur në Boston, tregon ajo, në profilin e saj për këtë dokumentar, një brez nga të parët shqiptaro-amerikanë, në Amerikë, e ka përdorur gjuhen shqipe për të folur për ndjenjë të vogël, e të padukshme, që të ngacmon shumë herë, dhe në përgjithësi për rrënjët e tij shqiptare. “Ai, nuk fliste anglisht në shtëpinë e tij, ai dhe familja e tij, luftuan si emigrantë të paktë në Bostonin e Jugut në vitet 1940 dhe 50-ta, kur erdhi në Amerikë, për një jetë më të mirë . Në një kohë, kur njerëzit kur vinë në Amerikë kanë tendencë t’i shmangen asaj që ata nuk e kuptojnë-ruajtjes së identitetit të tyre- origjinës prej nga vinë”.

Me shfaqjen e këtij filmi dokumentar të cilin nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 për qind e shtëpive amerikane! “Dear Albania” dokumentar i vend-origjinës tonë, shkruan ajo në statusin e saj, ne i mbajmë kokat tona lartë dhe krenar, për të treguar sepse jemi në gen dhe të përjetshëm shqiptaro – amerikanë. Dushku, thotë se, “Në këtë film, i cili mori mbështetje të pafund nga të rinj e të reja shqiptar, anembanë SHBA, Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, diaspora, kemi për të treguar botës, se kush janë shqiptarët-kulturën tonë, traditat tona dhe bukurinë e mahnitshme, që Shqipëria është në një vend i vogël, por i fuqishëm me traditë, kulturë dhe histori-Shqipëria, dhe trojet e saj përreth tokave shqiptare-Iliriane, të cilat përfshijnë, Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe Malin e Zi.

Me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, shton ajo “Ne kemi zbuluar kaq shumë për veten dhe familjen tonë, karakteristikat tona shqiptare dhe historinë ..të cilat keni për ti besuar vetëm kur keni për të parë “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, keni për të besuar atë emocion të madh që do t’ju sjell Shqipëria”. Ftesa që kemi bërë të parë këtë film dokumentar, i cili është një udhëtim 1 orë me ne, në sajë të PBS & Televizioni Publik Amerikane, është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr e vërtetë, shprehet ajo.

Në fund aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, në statusin e saj në facebook, shkruan edhe dy fjalë shqip… “Faleminderit – Faleminderit, shumë!, Ju lutemi të kënaqeni me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, dhe të ktheheni këtu në statusin tim në facebook dhe na tregoni se çfarë ju frymëzoi ose ju emocionoi më shumë! Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani. Në qendër të dokumentarit janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar aktorja Eliza Dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja e nis udhëtimin e saj nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit.

“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku.

Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babi është nga korça , ndërsa nëna daneze.Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike.

BW

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU