De Biasi për Euro 2016: Duam të fitojmë!

Shqipëria nuk do të shkojë në Evropianin Francë 2016 për shëtitje, por do t’ua bëjë të vështirë rrugën rivalëve. Kuqezinjtë shkojnë për të fituar ka thënë trajneri Giani De Biasi.

“Duam të fitojmë. Të lëmë shakatë, duam të paraqitemi mirë. Do t’ia bëjmë të vështirë të gjithëve. Francën e kemi mundur edhe më parë, Rumania është një ekip në rritje, Zvicra është e fortë”, shtoi ai.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur rreth të ardhmes së dy futbollistëve kosovarë, Milot Rashica dhe Liridon Latifi.

Italiani ka deklaruar për “Messaggero Veneto” se dy talentët duhet të kalojnë në futbollin italian.

“Përveç Manajt, i cili ka debutuar tek Interi, mendoj se është Milot Rashica i Viteses, apo 22-vjeçari Liridon Latifi, i cili luan në Shqipëri me Skënderbeun. Të dy janë mesfushor me tipare sulmuese”, tha De Biasi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU