De Biasi mahnit spanjollët: Ndjehem shqiptar

Gianni De Biasi ka thënë se ndihet shqiptar. Madje, strategu italian ka folur fjalë të mëdha për popullin tonë. T

raineri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka zbuluar gjithçka në një intervistë për të përditshmes sportive madrilene, AS.

Italiani ka thënë se ndihet shqiptar, pasi është pyetur a e ndien vetën italian apo shqiptar, përcjell Express.

”Pavarësisht se ne Itali kjo nuk mund te tingëllojë mire un ndihem shume Shqiptar, të përballesh çdo dite me ta të bën dhe te ndihesh njësoj si ata”, ka deklaruar De Biasi.

“Me falënderojnë sepse tani fëmijët e tyre kanë kuptuar që me punë mund të arrijnë shume lart, tani në Shqipëri nuk flasin me vetëm për Ronaldon dhe Messin, por edhe për Xhaken apo Sadikun”, ka theksuar ai.

Ish trajneri i disa skuadrave italian ka folur edhe fjalë të mëdha për popullin shqiëtar, të cilët nuk kanë një imazh të mirë në botë, përcjell Express. “Te gjithë keni një imazh të frikshëm për Shqipërinë, por po ju them qe edhe për Italianet në Amerikë flasin më shume për mafian tone sesa për Pizzat dhe Spagetit.

Kam pare që dhe ju flisni për stadiumet në kushte të këqija në Shqipëri, por nuk e dini qe pas zhvillimit të Kombëtares janë ndërtuar dy stadiume mjaft të mirë, të cilët mund t’i krahasoj pa frike me stadiumet të Italisë ose Spanjës”, tha ai.

“Nese ka diçka që më pëlqen nga populli shqiptar atëherë do thosha krenaria, ata mund të jenë të varfër, të pafuqishëm dhe gjithçka tjetër, por asnjëherë nuk ndihen të turpëruar t’i thonë të gjithëve se nga vijnë, flamuri i tyre me pak fjalë është shumë më i madh sesa duket”, ka përfunduar italiani, citohet “Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU