De Biasi i drejtohet Contes: Na jep një dorë për Shqipërinë në 1/8

Conte, me jep nje dore per ta çuar Shqiperine ne 1/8 e finaleve: italiani per italianin, ky eshte mesazhi qe Gianni De Biasi, trajner i ekipit kombetar te Shqiperise, ka dhene per teknikun e italianeve.
“Fitorja ndaj Rumanise do te hyje ne histori, tha ai per Ansa pas kthimit ne Bretagna. Per te kaluar me tej si ekipi i trete me i mire, na duhet nje dore ne grupin D dhe kjo eshte ne doren e Italise: do te bej tifo ne ndeshjen ndaj Irlandes, pasi nje fitore juaja na jep shpresa. E di qe nen drejtimin e Conte jam mese i qarte qe Italia do te jape maksimumin”, eshte shprehur De Biasi.
“Me fitoren ndaj rumuneve ne jemi shbllokuar dhe nese shkojme ne 1/8 e finaleve  e luajme ndaj Gjermanise apo Anglise, do te jemi nje skuader tjeter”. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU