Dash Shehi përdor fjalor lufte: Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka kërcënuar kryeministri Edi Rama me protesta masive nëse ai nuk jep dorëheqjen. 

Nga selia blu ky pati një takim me Bashën, Shehi tha se linja e opozitës është përcaktuar qartë për të larguan Ramën. 

Ndërkaq Shehi i është përgjigjur dhe pyetjes së gazetares se ndërkombëtarët nuk po përkrahin vendimin e opozitës për djegien e mandateve. 

Ai tha se ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet klasik, pasi i intereson stabiliteti. 

“Linja është përcaktuar. Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira.

Të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ne gjykojmë se ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet klasik. I intereson stabiliteti. 

Ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.

Nëse Rama nuk tërhiqet, a do tërhiqet opozita nga zgjedhjet lokale?

Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë.”- tha Shehi.  (TemA)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU