Dash Shehi i habit të gjithë: Në administratë, vetëm ata që e kanë mbaruar gjimnazin në Tiranë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka thënë se gjatë kohës që punonte në administratë i zgjidhte nëpunësit sipas shkollimit të tyre.

Shehi tha se nëse nuk kishin mbaruar gjimnazin në Tiranë, ata nuk futeshin në punë.

“Çdo vend që krijohet në shtet, nuk është vend pune, pasi hiqet dikush për t’u vënë tjetri, ikën një i PS dhe vjen një i PD.

Do ta quaja vend pune nëse ikën një i paaftë dhe vjen një i aftë.

Dhe ta mbyllim këtë problemin e militantëve që kërkojnë ende vend pune.

Ai që e ka shkollën le të shkojë, por ai që ka bërë ndonjë universitet dhe ka blerë ndonjë copë letër, nuk ka për të hyrë në punë, të paktën jo te shteti ynë.

Madje jo vetëm të lartën në Tiranë, edhe gjimnazin duhet ta ketë bërë në Tiranë.

Kur unë isha në administratë kërkoja jo vetëm universitetin, por pyesja edhe për gjimnazin nëse e kishin bërë në Tiranë.

Po të mos e kishe bërë gjimnazin në Tiranë, nuk punoje me mua.

Është pak opresive, por i ka shërbyer shtetit shqiptar. Në vitin ’92 kështu e kam bërë për të respektuar shtetin shqiptar”, tha Dashamir Shehi, në #DritaremeRudinën ne Vizion Plus. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU