Daniel Craig i ofrojnë 150 milionë dollarë për t’u rikthyer në rolin e James Bond

Vazhdojnë ofertat milionere për aktorin Daniel Craig, që të rikthehet të interpretojë rolin e James Bond. Nëse në të kaluarën qarkullonin zëra për një propozim prej 90 milionë dollarë për dy filma , tani sipas sitit të revistës Radar, Sony do të jepte 150 milionë dollarë.

Aktori, nga ana e tij, që pas filmit “Spektre” kishte thënë se ishte lodhur dhe se ai do të ishte filmi i fundit, dhe ka dëshirë ta lusin.

Por producentët insistojnë dhe nuk duan të heqin dorë nga agjenti sekret Daniel Craig (Jams Bond). Sipas një burimi, në fakt Craig i ka luajur mirë letrat e tij, duke e ngritur çmimin :”Të gjithë e dinë se sa agjentët e adhurojnë dhe ideja për ta humbur në një moment kaq delikat nuk është një opsion”.

Aktori anglez do të jetë së shpejti i zënë në SHBA në serialin televiziv “Purity” dhe do të heqë dorë përfundimisht nga James Bond, citohet Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU