Dalin detaje pse u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora në Ekuador. I infiltruar i policisë?!

Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Ilir Hidri në Ekuador me datë 1 qershor.
Shqiptari nga Vora i vrarë 4 ditë më parë me 3 plumba pas koke në Ekuador është ekzekutuar nga një tjetër shqiptar.

Hidri i infiltruar i policisë në rrjetin e drogës
Sipas të dhënave paraprake Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë.

Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.
Burime për Report Tv nga Interpol sqarojnë se Policia e Ekuadorit ka identifikuar autorin nga pamjet e kamerave të sigurisë. Hidri ishte me rezidencë ne qytetin e Vorës ndërsa ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë. Për zbardhjen e vrasjes së Hidrit janë angazhuar një serë agjencish ligjzbatuese. Trupi i Hidrit ende s’ka mbërritur në atdhe. report.tv

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU