Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish beson se Manchester Unitedi do të përballet me ish-ekipin e tij duke përdorur sistem mbrojtës.Unitedi ka filluar sezonin në formë të mirë duke barazuar vetëm një herë në shtatë ndeshjet e para dhe ka realizuar 21 gola.
Mourinho ka një histori që në ndeshjet me rivalët direkt të mbrohet me gjithë ekipin dhe Dalglish beson portugezi nuk do të dallojë nga ndeshjet tjera.
“Tre vjet më parë, Jose solli Chelsean që ta bëjë një punë të vetme dhe ia dolën, nuk e fajësoj atë sepse Liverpooli humbi mundësinë për titull. Ai është profesionist dhe klinik dhe nuk mund ta kritikoni për këtë”, ka thënë Dalglish për The Mirror.
“Ai u kthye në Anfield me Manchester Unitedin vitin e kaluar me filozofi të njëjtë, por nuk ka rregulla që thonë se ju nuk mund të luani duke u mbrojtur dhe pothuajse e fituan ndeshjen në fund kur Zlatan Ibrahimoviqi e pati një rast.
Kur të kthehet për këtë ndeshje, jam i sigurt se do të veprojë njëjtë sepse kjo është ndeshja e parë e Unitedi kundër njërit prej top-gjashtë ekipeve”, përgatiti Koha. (b.an)