Dako padit Alibeajn: Më kërkon llogari i pafytyri, që ka vëllain të dënuar për krime të rënda!

Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës nga selia blu të deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se Dako duhet të arrestohet pasi bashkëpunon dhe shkëmben pasuri me bandat. Përmes një postimi në Facebook, Vangjush Dako thotë se Alibeaj ka vëllain e tij të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, ndërsa do të padisë deputetin e PD për shpifje.

Statusi i plotë i Vangjush Dakos:

Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!

ma.me/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU