Daçiç provokon: Shqiptarët e Kosovës pakicë në kuadër të Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka folur sot lidhur me idenë e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që përcjell B92, Daçiç ka thënë se është mirë që doli në opinion kjo ide, pasi, tha ai, bashkësia ndërkombëtare mund të shohë se Serbia ka pasur të drejtë dhe se esenca e politikës së tyre ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

“Ne për këtë kemi folur para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbët në Kosovë” ,ka thënë Daçiç duke shtuar se kjo dëshmon se po keqpërdoret tregimi i të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve në Kosovë” ka thënë Daçiç.

Ai ka theksuar populli shqiptar përmes Shqipërisë ka realizuar të drejtën për vetëvendosje , por në Kosovës shqiptarët janë minoritet kombëtar në kuadër të Serbisë që nuk ka të drejtë për vetëvendosje.

“Derisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, (referendumi) me siguri se nuk do të mbahet”, ka përfunduar Daçiç. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU