Ç’të bëjmë?

Nga Artan Fuga

Te rregullohen kushtet në konvikte? Po sa perqind e studenteve gjejne nje vend ne konvikt, a e dini? Sa eshte qeraja e dhomes a e dini?

Te ulen pergjysme tarifat ? Kjo do t’i degradonte kushtet e studimeve dhe cilësinë e mësimdhënies si edhe gjendjen e pedagogeve. Me gjysem cmimi do te blenin domate te kalbura. Kjo mase nuk mjafton!

Te marrin pjese studente ne borde??? Por ato borde jane jofunksionale me ose pa studente i kane degraduar universitetet shqiptare. Jane pa asnje legjitimitet

Duhen kërkesa te verteta qe zgjidhin ceshtjet!

Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

2. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

3. Pranimi i amendimit te ligjit per arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonje fletushke sherbetore propagandistike people, eshte ai baza e te gjitha te keqiave qe ka mberthyer shkollen e lartë.

4. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

5. Pezullimi i te gjithe bordeve per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

6. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU