Çrregullime me gjymin? Ja receta perfekte me banane dhe kanellë

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Gjumi i mirë mbron shëndetin mendor, fizik dhe siguron cilësi të mirë jetese.

Pagjumësia po vazhdon të bëhet kërcenim serioz për shëndetin e shumë njerëzve, transmeton Gazeta Blic. Megjithatë, ky ilaç shtëpie mund të ju ndihmojë fort që tani e tutje të bëni gjumë të rehatshëm.

Pse banane?
Banana përmban një amino-acid njohur si triptofanit që rrit nivelin e serotoninës që rregullon gjumin. Prandaj edhe bananja është aq efikase kur vjen puna të pagjumësia, transmeton Gazeta Blic. Bananet gjithashtu mund të rregullojnë edhe disponimin tuaj. Bananet janë shumë të pasura me magnez, hekur dhe kalcium.

Pse kanellë?
Kanellë është e pasur me vajra esenciale të tilla si eugenol dhe phenylpropanoids. Kanella ju ndihmon që të relaksoheni dhe përmison qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.

Përbërësit:
1 banane
1 litër ujë
½ lugë gjelle kanellë

Përgatitja:
Uji vlohet në një enë dhe më pas shtohet bananja e ndarë në feta. Uji bashkë me banane duhet të vlojë për 10 minuta, ndërsa më pas shtohet edhe kanella. Pija duhet konsumuar një orë para se të shkoni në shtrat.
Kjo pije ju ndihmon që të largoni pilulat për gjumë, zvogëlon ankthin, si dhe përmison cilësinë e jetës suaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU