Courtois: Nuk jam tallur me portierin Pickford

Numri 1 i portës se Belgjikës ka shpjeguar një prononcim të tij kundër numrit 1 te Anglisë ku kishte thënë se nuk është i gjatë shumë, por që kjo sipas tij është keqkuptuar. Thibaut Courtois ka insistuar se ai “kurrë nuk do të bënte humor me gjatësinë e një portieri” pas më parë ishte thënë se ai ka kritikuar gjatësinë e portierit të Anglisë, Jordan Pickford.

Pas ndeshjes se Belgjikës kundër Anglisë që belgët e fituan 1-0 në fazën e grupëve, Pickford ishte kritikuar për atë se nuk kishte mundur të prek topin e Adnan Januzaj.Duke folur pas ndeshjes, Courtois kishte thënë se gjatësia është avantazh i tij krahas Pickfordit dhe nëse ai do të ishte 10 cm më i madh do ta priste goditjen e Januzajt.

“Portieri i tyre është 10 cm më i vogël se unë”, kishte thënë ai për Voetball24.

“Unë do ta kisha kapur. Ai ishte shumë i zënë duke u hedhur me këmbë në ajër”.

Komentet e portierit të Chelsea provokuan reagimet e Pickford pasi që numri 1 i Anglisë pati gisht në penalltitë që e dërguan Anglinë në çerekfinale duke e eliminuar Kolumbinë.

Pickford bëri edhe një pritje fluturuese para se Kolumbia të shënoi golin e barazimit dhe priti penalltinë e Carlos Baccas, transmeton GazetaExpress. “Kam fituar fuqi dhe gatishmërinë”, tha Pickford të martën pas fitores kundër Kolumbisë. “Nuk më intereson a jam portieri më i madh apo jo sepse duhet të jetë koha dhe momenti i saktë për të bërë pritje, ashtu siç isha”.

“E tërë kjo ka të bëj me pozicionin”.

Megjithatë, pasi ndihmoi Belgjikën për ta eliminuar nga Botërori favoritët si Brazilin në çerekfinale, Courtois ka theksuar se nuk ka pasur për qëllim që të bëj humor me Pickfordin.

 

Courtois, i cili bëri disa pritje i tha BBC’së: “A mund ta them një gjë. Këtë gjënë me Jordanin…Dua ta qartësojë diçka sepse ka dëgjuar shumë për këtë gjë. Asnjëherë nuk kam bërë humor me gjatësinë e tij, pra dua ta bëj të qartë. Kurrë nuk do të bëj humor me gjatësinë e një portieri – mendojë që ai është një portier i madh, e ka treguar këtë vitin e kaluar”.

“E kam thënë këtë sepse ai e prek topin, ndoshta unë e kisha pritur sepse jam afër 15 cm më i gjatë – por asnjëherë nuk jam tallur me gjatësinë e tij sepse e di që ai është portier i madh. Dua ta bëj këtë te qartë”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU