Costa shumë i lumtur që u kthye tek Atletico

Diego Costa është shprehur i lumtur që është kthyer tek Atletico Madridi.Ish-sulmuesi i Chelseat, që pati probleme me Antonio Conten dhe u largua këtë verë nga “Blutë”, ka kaluar te ish-skuadra për rreth 50 milionë funte.

Ai do të nisë të luajë për Atleticon që nga janari kur të skadojë dënimi i klubit për transferime.“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Gjithmonë kam thënë që Atletico është shtëpia ime. Jam shumë, shumë, shumë i lumtur.

Kam dëshirë të zjarrtë të nis të kontribuoj. Do të jap gjithçka për skuadrën, siç përpiqem gjithmonë”, ka thënë ai për uebfaqen zyrtare të klubit.Atletico dhe Chelsea takohen sonte në Ligën e Kampionëve, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU