Çmimi i naftës 37 dollarë, vijon perspektiva e dobët

Kontratat e së ardhmes së naftës bruto ranë në 37 dollarë të mërkurën teksa tregjet qëndruan nën presion për shkak të ngadalësimit të kërkesës dhe furnizimeve të larta, ndërsa parashikimet se moti i ftohtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara do të jetë jetëshkurtër rëndoi edhe më shumë mbi çmimet.
Kontratat e së ardhmes së treguesit referencë të naftës së papërpunuar amerikane për fillimin e muajit, WTI u tregtuan në 37.15 dollarë për fuçi, 72 cent më poshtë, ose pothuajse 2 për qind, nga mbyllja e tyre në seancën e mëparshme. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra 42 cent në 37.37 dollarë për fuçi.

Më parë në seancë, treguesit goditën nivbele të ulëta prej 37.11 dhe 37.22 dollarë, respektivisht. Tregtarët thanë se rënia ndodhi kryesisht për shkak të mbylljes së librave të tregtisë për 2015 dhe një perspective të vakët rreth 2016.
Çmimet e naftës së papërpunuar ka të ngjarë të vihen nën presion nga parashikimet se moti i ftohtë që pritet në Evropë do të jetë jetëshkurtër.

Nafta bruto amerikane dhe evropiane u rritën rreth 3 për qind në seancën e kaluar me shpresën se rënia në temperatura do të nxisë kërkesën për naftë që përdoret në ngrohje. (Revista Monitor)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU