Një ditë më parë, një emision investigativ publikoi çmimet e shtrenjta sipas tyre të uniformave të urgjencës. Po t’i lexoje normalisht që të bënin përshtypje për shifrat, por si qëndron e vërteta.
Drejtori i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një reagim për mediat ka shpjeguar gjithë zhurmën e krijuar.
Reagimi i plotë:
Komunikatë për media në lidhje me uniformat e QKUM
Në lidhje me kronikën e transmetuar në emisionin investigativ “BOOM”, në mbrëmjen e datës 18/09/2018 në lidhje me Uniformat , Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik si më poshtë vijon:
Është e vërtetë shuma e fondit limit me 38 milion lekë, por gjëja që nuk u tha është sasia dhe specifikimet teknike të uniformës që po i sjellim më poshtë. Uniformat e personelit mjekësor përfshihen në standartet e urgjencës mjekësore të përcaktuara nga QKUM në bazë të standarteve ndërkombëtare. Ky standart shërben për identifikimin e personelit të urgjencës mjekësore në mënyrë të menjëherëshme nga ana e qytetarëve kur rrezikojnë jetën, identifikimin e tyre nëpërmjet shiritave fosforeshent që të identifikohen menjëher në rast aksidentesh nga automobilitstet dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre! Uniforma është pjesë e etikës dhe e kodit të punës. Po përse gjithë ky lajm nga ana e këtij emisioni që shikon vetëm anën sipërfaqësore, vetëm lakmin për të bërë share? Nuk do të lodhem së shkruajturi për përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore sepse ky është objektivi ynë. Media bie në grackën e letrave anonime pa u thelluar në përmbajtje!
Ka mbi dy vjet që nga një shkurti i vitit 2016 e deri tani që një pjesë e personelit të ish urgjencës së Tiranës ( për fatin e mirë një pjesë e vogël parazitësh, që nuk kishin punuar ndonjëher por rrogën e merrnin), që pas urdhërit të ministrit u shpërndanë në të tre spitalet universitare të Tiranës. Është hera e parë që dëgjojmë që një mjek apo infermier në karrierën e tij nuk donte të punonte në një spital universitar! Pse? Që në vitin 2016 kjo pjesë e personelit të ish urgjencës vazhdojnë të shkruajnë të paktën një letër anonime në javë dhe ja drejtojnë atë: Kryeministrit, Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhërit të Mjëkëve të Shqipërisë, Urdhërit të Infermierëve të Shqipërisë, Prokurorisë së Tiranës, Spitaleve Universitare, emisionit STOP dhe tani së fundmi emisionit BOOM! Në këto dy vite kemi pasur kontrolle nga Auditi i Ministrisë, nga KLSH, nga organe të tjera, por nuk është vërtetuar asgjë nga këto gënjeshtra. Metoda hidh baltë gjithmonë se diçka do mbetet është motoja e këtyre personave dhe arsyet do ti spjegoj më poshtë. Por emisioni dhe gazetarja nuk e morën mundimin të pyesin veç çmimit cila është sasia dhe karakteristikat e uniformës!
Po ja shpjegoj duke i sjellë sasinë që është 3.760 cop, duke vazhduar me specifikimet:
Xhup me visibilitet te larte, ngjyrë e kuqe HV EN471. I realizuar me material elastik me përbërje 84% Poliester 16% Elastan Pesha +/- 180 gr/m2. Këto ndryshime janë bërë për arsye se kjo uniformë me standarte ka vetëm këtë përqindje, dhe ky material është më i kushtueshëm dhe jo më pak sipas lajmit tuaj, lejon ajrosjen, mbrojtjen nga era, është e veshur me Polar nga brenda(100% poliester me push 245 gr/m2) dhe komfort në temperatura të ulëta. Mbyllja përpara me zinxhir me mbrojtje dhe me shirita reflektive. Mëngët e zmontueshme, të kapura me trupin me anë të zinxhirit, është i veshur me membranë Poliuretani , i pa përshkrueshëm nga uji dhe lëngjet biologjike! Doja tju sillja në kujtesë çfar janë lëngjet biologjike? Janë të vjellat, pështyma, urina, jashtëqitjet, dhe gjaku, pra ky material i uniformës duhet të jetë i pa përshkueshëm nga këto lëngje që të mbrojë personelin mjekësor, nuk është një material dok i ngjyrosur që mund të kushtojë më pak! Kjo procedur është bërë nga grupet e punës duke studiuar tregun, duke bërë specifikimet për tipin e uniformës dhe ju dërguan ato për prokurim ministrisë së brendëshme që është autoriteti i ngarkuar me VKM për blerjen e përqëndruar të të gjitha uniformave, siç parashikohet ne normativat EN 20471.
Këpuca e përbërë me lëkurë kamoshi, ngjyra e zezë, të ndërfutur material fosforeshent, material i rrëshqitshëm, i padepërtueshëm nga uji, të siguroj ajrosje të lartë, fleksibilitet dhe padepërtueshmëri.
Shualli të ketë ajrosje konforte, të shpuara, anatomike, antistatike, të plota, shtresa e poshtme e bërë nga PE / EVA me trashësi të ndryshueshme prej 2.9 (mm) dhe të pasme të 4.5 (mm), e cila garanton stabilitet të lartë.
Përbërja rezistente e bën të sigurt ndaj ngjeshjes deri 200 J, elastike (në rast shtypje maja metalike, kthehet në formë për të lehtësuar nxjerrjen e këmbës, për të parandaluar çdo goditje apo dëmtim dhe invaliditet të këmbëve dhe e realizuar nga material poliuretani, sipas standardit shqiptar SSH EN ISO 20345:2011 .
Kjo do të ishte ndershmëria mediatike, ky do të ishte profesionalizëm, por ne nuk kërkojmë që ju të mos informoheni, ne themi që ju nuk keni të drejtë të thoni që heshtëm, ju vendosëm në dispozicion të gjitha materialet ku duket qartë se çdo veprim është i dokumentuar dhe i kryer sipas proçedurave të APP-së, ne ju themi se nuk i vendosim ne çmimet e tregut, por ju themi të informoheni, ti interpretoni ashtu siç janë dhe jo ti deformoni ato. Ne ju themi të na leni të qetë të shpëtojmë jetë njerzish midis të cilave mund të jenë edhe jetët tuaja dhe të familjarëve, po ashtu të qytetarëve shqipëtar! Urgjenca nuk është lojë fjalësh, nuk ka kohë për të humbur, urgjenca është jetë dhe askush nuk mund ta përkëmb atë! Urgjenca do të bëhet me standartet ndërkombëtare, sepse është në shërbim të qytetarëve pavarësisht letrave anonime, apo përfitimit mediatik të pa thelluar të ndonjë emisioni apo gazetari.
Edhe njëher tjetër pse? Po ju shtjelloj me pak fjalë çfarë kam verifikuar në këtë periudhë të eksperiencës time si drejtor i QKUM-së. Në vitin 2015 kur mora detyrën bëra verifikimin e gjëndjes së urgjencës së Tiranës ku rezultoi se personeli ishte i përbërë nga 27 mjek, 21 infermier, 15 shofer, 14 ambulanca dhe tre telefona! Në një turn dilnin në punë vetëm tre ambulanca! Si ka mundësi të punosh me 15 shofer që mbulojnë vetëm tre ambulanca? Çfar bejnë 12 mjek dhe 6 infermier më shumë? Flinin në shtëpi? Punonin diku tjetër dhe mernin dy rroga? Bënin vetëm vizita private me ambulancat e shtetit? Kush I kontrollonte ku ndodheshin? Këto i kanë vërtetuar pjesa e shëndoshë e personelit të urgjencës së Tiranës, sepse ishin gjithmnë të detyruar të mbulonin turnet e tyre dhe i njihnin shumë mirë kolegët e tyre! Si mund të mbulohej urgjenca e Tiranës me këtë dizekuilibër të personelit dhe ti përgjigjeshin një qyteti si Tirana me 800.000 – 1.000.000 banorë me tre telefona? Me riorganizimin e ri jo vetëm që u barazua numri i mjekëve infermierëve dhe shoferave por u krijuan tre ekipe më shumë, me infermier dhe dhënës së ndihmës së parë(shoferë).
Vizitat që kryhen te ish urgjenca janë më pak se në një qendër shëndetësore, janë pesë në 24 orë, kjo ishte puna që ata kryenin. Të gjitha ambulancat e grumbulluara në rrugën Gjin Bue Shpata, në pikën më të dendur të trafikut, me një rrugë një kalimshme, me një semafor sapo del nga urgjenca! Të gjitha veprime në kundërshtim me rregullat dhe standartet e një shërbimi të urgjencës. Problemi I tyre ishte GPS që kontrollonte pozicionin në kohë reale, por tani problem tjetër është UNIFORMA!! PSE? Ajo i bënë të identifikueshëm fizikisht, nuk mund të ulen nëpër baret e bllokut sepse i shohin, dhe pikërisht këta pesë persona shmangin veshjen e saj! Nuk mund të largohen nga vendi i punës, nuk mund të bëjnë vizita private! Pra u prekën disa interesa private të këtyre personave që ngelën duke ulëritur nëpër media dhe networke, pasi QKUM mori disa vendime për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila duhet ti shërbejë qytetarit. E dinim një përgjigje të tillë sepse i njohim këta pseudo profesionist që kanë humbur privilegjet e tyre, por ajo që nuk prisnim është fakti i përgjigjes dhe interpretimit të mediave! Si në çdo fushë edhe mediat kanë nivele të ndryshme kualifikimi, dhe fatkeqësisht disa prej tyre ju intereson vetëm lajmi, vetëm share, pa menduar sa është i vërtetë është ky lajm! Zotërinj gazetar ju jeni një forcë e madhe, në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët,dhe nëse shtrembëroni një informacion dëmtoni këdo, nuk mund të jepni lajme të pa vërteta, nuk mund të dëmtoni një shërbim të domosdoshëm për jetën e çdo qytetari shqipëtar apo të huaj që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një mesazh drejtuar juve, ju lutem thoni të vërtetën!
Ju sjellim në kujtesë disa të dhëna të rëndësishme të këtij shërbimi:
Që nga 3 prilli i vitit 2017 kur ka filluar funksionimi i Njësisë së Koordinimit deri tani janë këto të dhëna:
Numri total i thirrjeve të marra është 231.780 nga 30.000-35.000 thirrje në vit që rezultojnë nga regjistrat e urgjencës së Tiranës.
Numri i Thirrjeve në ditë është 435, nga 100 deri 120 që ishte tre vitet 2014,2015,2016
Numri i vizitave në ditë është 87, nga 20 deri në 25 që ishte më tre vitet 2014,2015,2016
Numri i vizitave totale është 44.783 nga 9.600 në vit për tre vitet 2014,2015,2016
Numri I konsultave mjekësore 23.149 gjë e cila nuk kryhej më parë.
Pra rezultate flasin vetë që janë katërfishuar dhe përmirësuar në të gjitha drejtimet.
Ka përfunduar plotësimi i shërbimit të urgjencës në Qarkun e Tiranës dhe është duke u plotësuar në Qarkun e Durrsit. Në 27/09/2018 do të shtrihet në Qarkun e e Elbasanit dhe të Korçës dhe do të përfundojë brenda vitit 2018 shtrirja e tijë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është e vendosur të jetë në shërbim të qytetarëve me personel të kualifikuar dhe të përmirësojë shërbimin shëndetësor për tju përgjigjur në kohë dhe me cilësi çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë mjekësore.