Është pikërisht Donald Trump në një bar-kafe së bashku me Lincoln dhe Reagan…
Jo, nuk është aspak shaka, por një pikturë e presidentit aktual të SHBA e vendosur në një faqe muri në Shtëpinë e Bardhë.
Vepra e artit u pa nga teleshikuesit gjatë intervistës që presidenti dha për televizionin CBS, në emisionin “60 Minuta”. Më konkretisht kur një plan i gjerë e shfaq duke diskutuar në një zyrë të Shtëpisë së Bardhë me gazetaren.
E varur në mur pas kurrizit të tij, piktura e paraqet të mbështetur në një tavolinë bari me ish-presidentë të tjerë republikanë si George W. Bush, Richard Nixon, Ronald Reagan, Gerald Ford, Abraham Lincoln e tjerë.
Kjo botë e vogël të krijon përshtypjen sikur bisedon rreth një gote (një pije me gaz për Donald Trump, i cili nuk e konsumon), në harmoni me të tjerët dhe humor të mirë.
/b.d