Çmenduria e radhës e United, gati 210 mln euro për të liruar Neymar nga Barcelona

Skuadra e Manchester Unitedit do të kthehet sërish në garë për sulmuesin e Barcelonës, Neymar, të cilin do të tentojë ta transferojë gjatë verës së ardhshme.

Neymar është dëshira kryesore e trajnerit Jose Mourinho, edhe pse braziliani ka thënë se është i lumtur në Barcelona.

Unitedi është gati që për Neymarin të thyej çdo rekord, pasi mund të ofrojë deri në 210 milionë euro, aq sa kërkon edhe Barcelona, apo 100 milionë më shumë se sa u kushtojë Paul Pogba. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU