“Çmendet” drejtori, u uron mirëseardhjen fëmijëve në çerdhe me striptiste

Thonë që shefi ka gjithmonë të drejtë, por nuk është ky rasti. Drejtori i një çerdheje fëmijësh në Kinë për ti dhënë atmosferë festive institucionit në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, të hënën 3 shtator 2018, kishte ftuar një stripiste.

Spektakli i zemëroi prindërit e fëmijëve dhe provokoi reagime në internet.

Ashtu si shumë shkolla kineze në Kinë, çerdhja në provincën e Shenzhen kishte organizuar një festë mirëseardhje për fëmijët, ku zakonisht ka fjalime të drejtuesve dhe shfaqe nga fëmijët.

Por gjyshër dhe gjyshe që ishin në festën e organizuar nga çerdhja mbetën të shtangur teksa para tyre u shfaq një balerinë gjysmë e veshur që kërcënte mbi tub nën tinguj e muzikës.

Video nga shfaqja janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe mediat. Në të duket balerina që bën lëvizje provokuese para fëmijëve të vegjël të veshur me uniforma dhe familjarëve që i shoqëronin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU