City mposht Palace me Sterling-Jesus dhe merr kreun

Manchester City ka harruar humbjen e pësuar në çerkfinalet e Champions League kundër Tottenham dhe është kthyer te fitorja pasi ka mundur 3-1 Crystal Palace në javën e 34-t të Premier League.

Raheem Sterling ka qenë protagonisti i takimit me dy golat e shënuar në minutat 15′ dhe 63′, ndërsa për vendasit ka realizuar Milivojevic në minutën e 81-të. Goli i sigurisë për miqtë është realizuar nga Jesus në minutën e 90-të.

Kjo fitore ka ndihmuar “Qytetarët” që të parakalojnë Liverpool-in dhe të marrin përkohësisht vendin e parë në renditje. Skuadra e Klopp do të ketë mundësinë të kundërpërgjigjet në ndeshjen që do të luajë kundër Chelsea-t në 17:30.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU