Cipras : Do japim një miliard euro për grekët e goditur nga kriza

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se një miliardë euro (1,17 miliardë dollarë) do të shpërndahen në 3,4 milionë qytetarë që janë prekur nga masat shtrënguese.

“Më mirë e mirë është situata financiare, më shumë mbështetje do t’u jepet atyre që kanë nevojë”, theksoi Tsipras në një komunikatë për media.

Ky është viti i dytë radhazi që qeveria greke ndihmon ata që janë goditur më shumë nga kriza financiare, pensionistët, familjet më të varfëra dhe të papunët, përcjell Atsh.

Kjo ndihmë është e mundur sepse në vitin 2016, Greqia arriti të realizojë suficitin e parë, duke përjashtuar kthimin e borxhit, sipas marrëveshjes me kreditorët. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU