Cinizmi i Moskës: Kosovën po e pret fati i Krimesë

Rusia nëpërmjet ambasadorit të saj rus në Serbi ka bërë një deklaratë cinike në lidhje me raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas raportit të “Apostrophe” që i referohet kanalit televiziv serb RTS, ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, tha se territori i Kosovës duhet të zhvendoset në Beograd duke tërhequr një paralele me okupimin e Krimesë nga Rusia, transmeton lajmi.net.

“Në veri të Kosovës, serbët jetojnë të bashkuar në Mitrovicë, Leposaviç dhe Zveçan, ku autoriteti i Prishtinës është pothuajse i pavërejtur”, tha Chepurin. Sipas tij, Kosova ekziston vetvetiu, ndaras nga Serbia.

“Së pari, ne nuk e njohim shtetin e Kosovës dhe po i përmbahemi në mënyrë rigoroze rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë”, u shpreh diplomati rus.

“Vetëm Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord mbi statusin dhe shkallën e autonomisë së rajonit. Ky vendim duhet të merret pa presion arrogant të perëndimit mbi Beogradin dhe ne do të jemi gati për të ndihmuar në kërkimin e kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.

Iniciativa dhe përcaktimi i gjendjes së punës i takon Serbisë dhe rolit të Rusisë me ndihmën e mundshme nëse kërkohet nga pala serbe”.Chepurin theksoi se Rusia e mirëpret neutralitetin ushtarak të Serbisë, refuzimin për t’u bashkuar me NATO-n si dhe refuzimin e ashpër të sanksioneve anti-ruse, përgatiti Zëri. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU