Çiljeta flet për herë të parë për lidhjen e saj me Alban Hoxhën

E ftuara speciale e mbrëmjes të çeljes së sezonit për “Apartamentin 2XL” ka qenë këngëtarja Çiljeta e shoqëruar nga vogëlushi i saj Fernando.

Përveç situatave gazmore dhe batutave pafund këngëtarja është “ngacmuar” për lidhjen e saj me futbollistin e skuadrës së “Partizanit”, Alban Hoxha.

Aktori Erand Sojli, iu drejtua Çiljetës duke i thënë:

“Nuk të vjen zor ty, që je rrit në Tiranë dhe fle me fanellën e ‘Partizanit’”.

Duket se batuta e Çiljetës pas këtij komenti ishte qershia jo vetëm e mbrëmjes por edhe për aprovimin e lidhjes së saj:

“Morr i kuq apo mi bashkie pak rëndësi ka, me rëndësi është që  në fund triumfon dashuria”. Kaq ka mjaftuar që në sallë të shpërthenin ovacionet./Express/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU