Cili është punonjësi i SHISH, që informoi Bashën për “Toyota Yaris” ?

Një burim pranë grupit hetimor tha për Report Tv se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë euro në automjetet e mbërritura nga Gjermania në Portin e Durrësit, është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Pas këtij informacioni të marrë nga agjenti, Basha foli në parlament dhe akuzoi Taulant Ballën se kishte porositur ai automjetin bashkë me sasinë e parave nga Gjermania.

SHISH i tregoi Lulzim Bashës për operacionin. Ka qenë një agjent i SHISH i cili i ka kaluar informacionin kryetarit të PD, Lulzim Basha”, ka thënë i njëjti burim për Report Tv.

Pas marrjes deklaratës së Bashës në Kuvend, dy porositësit e automjeteve, Alfred dhe Elvis Vladi u larguan. Basha dhe punonjësi i SHISH mund të vihen nën hetim për dekonspirimin e operacionit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU