Cilësia e mësimdhënies, hapet për herë të parë sondazhi me studentët

Studentët do të japin vlerësimet e tyre lidhur me cilësinë e mësimdhënies në universitete.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, nis sot “Sondazhi Kombëtar i Studentëve”, nëpërmjet të cilit të gjithë studentët në Shqipëri kanë për herë të parë mundësinë të shprehin mendimin e tyre në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjes institucionale që iu ofrojnë institucionet e Arsimit të Lartë.

Sipas ministrisë së Arsimit, janë kontaktuar rreth 4200 studentë në 8 qytete dhe janë takuar mbi 320 anëtarë të grupeve të punës në 41 Institucione të Arsimit të Lartë.

Nëpërmjet një e-maili që dërgohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, mbi 100 mijë studentëve do t’u dërgohet linku nga ku mund të plotësojnë sondazhin online për vetëm 15 minuta.

Sondazhi do të qëndrojë i hapur nga data 16 prill deri në 2 maj.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU