Çikoria e zëvendëson kafenë

Cikoria është bimë, e cila me shekuj përdoret si ilaç natyror. Ajo zbut problemet e tretjes, zbut kolesterinën dhe ul rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës.

Ajo ka ndikime atiinflamatore dhe ul dhimbjet tek artriti dhe ndihmon po ashtu edhe për dobësim.Kjo bimë është sedativ i mirë dhe iu rekomandohet të gjithë atyre që kanë probleme me gjumë, transmeton KosovaPress.

Përveç kësaj, është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve dhe vitaminave, përmban zink, magnezi, mangan, kalcium, hekur, acidin folik, kalium dhe vitaminat A, B6, C, E dhe К.

Si zëvendësim për kafe, përdoret rrënja e cikorisë, edhe pse shija e saj është mjaft e hidhur.Ajo përdoret në kuzhinën italiane, spanjolle, greke, turke dhe italiane, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU