“Çiftja e jevgut”, të rinjtë egjiptianë e romë duan ndjesë publike nga Blushi

Deklarata e Ben Blushit në Elbasan tre ditë më parë ka ngjallur reagimin e organizatës “Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome” për shkak të një shprehje të përdorur nga deputeti socialist.

Blushi iu drejtua kolegut të tij Taulant Ballës me fjalët “je bërë si çiftja e jevgut” dhe ka qenë pikërisht kjo shprehje që ka ngjallur pakënaqësi te këto komunitete.

“LRER” ka kërkuar nga Blushi ndjesë publike duke i kujtuar atij se paguhet me taksat e qytetarëve të Shqipërisë, përfshirë edhe këto dy komunitete.

“Me gjithe respektin që kemi mbi demokracinë që z. Blushi kërkon në PS, nuk mendojmë që nga nervozizmi të ofendojë një komunitet në mënyrë të tillë. Z.Blushi paguhesh me taksat që paguajnë dhe qytetarët e këtij komuniteti, prandaj është mirë që të kërkosh ndjesë publikë per fyerjen që i kë bërë sot komunitetit Egjiptian”, thuhet në reagimin e organizatës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU