Çifti i njohur i këngëtarëve i japin fund lidhjes

Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë një prej çifteve më të diskutuar të showbizit dhe kjo për faktin se ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ka pasur më shumë se miqësi.

Me sa duket, çifti i njohur kanë vendosur t`i japin fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Të pyetur nëpër intervista të ndryshme ata e mohuan këtë gjë duke treguar se janë vetëm miq, mirëpo dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale bën që fansat të mendojnë se ata janë vërtetë në një romancë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prive, sipas së cilës burime pranë çiftit e kanë konfirmuar këtë gjë.

Ndërsa po të shohim Instagramet e tyre do të shikoni që këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU