Çifti gjendet i masakruar në shtëpi, dyshime mbi djalin 16-vjeçar

Dy persona, Salvatore Vincelli, 59 vjeç, dhe Nunzia Di Gianni, 45 vjeç, janë gjetur të vrarë me goditje në kokë dhe të mbështjellë në qese plasike në shtëpinë e tyre në Pontelangorino, Itali.

Por hetimet që pasuan zbulimin e krimit monstruoz kanë zbuluar diçka edhe më shokuese.

Të dyshuarit e krimit janë janë djali 16-vjeçar i çiftit dhe një shok i tij.

Policia i arrestoi të dy pasi gjatë marrjes në pyetje, ata dhanë deklarata kontradiktore.

Ka qenë pikërisht djali i çiftit, i cili ka njoftuar fillimisht hallën e më pas policinë, se i kishte gjetur të vrarë prindërit në shtëpi.

Por hetimet nxorën se një natë më parë, djali kishte fjetur në shtëpinë e mikut të tij, ndërsa të nesërmen ishte kthyer në shtëpi.

Trupi i pajetë i nënës së tij u gjet në dhomën e gjumit, ndërsa ai i babait në garazh

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU