Çifti ekzekutohet në rrugë, dyshohet për larje hesapesh

Një çift i ri u ekzekutua për vdekje në mes të rrugës mbrëmjen e së mërkurës, në Long Island të SHBA. Vrasja e dyfishtë ndodhi rreth orës 11:20 në Lake Drive, West Babylon.

Kur oficerët e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ata e gjetën 21-vjeçaren Olivia Digrigoli, të plagosur me armë brenda në makinë, ndërsa 22-vjeçarin Anthony St.Hilaire, jashtë automjetit. I riu u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa 21-vjeçarja vdiq në spital.

Autoritetet policore thanë se për momentin nuk mund të përjashtonin asnjë pistë hetimi. Kreu i policisë u shpreh për mediat se nuk përjashtonte as mundësinë e një larjeje hesapesh mes bandave. Megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.

Për mediat amerikane një prej fqinjëve tha se kishte dëgjuar të paktën 6 të shtëna me armë. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU