Chelsea:Padi nëse Costa refuzon të luajë

Chelsea mendon për padi nëse Costa refuzon të luajë. Chelsea është duke menduar që të ngritë një padi në vlerë prej 50 milionë funteve kundër Diego Costas nëse sulmuesi refuzon rikthimin te klubi anglez. 2

8-vjeçari ka munguar në ndeshjet e para të sezonit të ri pas mosmarrëveshjeve me Antonio Conten lidhur me të ardhmen e spanjollit në klubin londinez.

Sipas “The Express”, Chelsea është duke menduar që të padisë Costan për shkelje të kontratës me të cilën sulmuesi paguhet 185 mijë funte në klub. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU