Chelsea ofron 23 milionë euro për Elseid Hysajn

BELGRADE, SERBIA - SEPTEMBER 18: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Group C match of the UEFA Champions League between Crvena Zvezda Belgrade and SSC Napoli at Rajko Mitic Stadium on September 18, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Elseid Hysaj tek Chelsea, është një nga titujt e fundit që ofron merkato, me teknikun toskan Sarri që pas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek “Blutë” e Londrës.

Lajmin e publikon e përditshmja britanike “Daily Mirror”, e cila thekson predispozitën e trajnerit të  Chelsea-it për të transferuar në “Stamford Bridge” një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin  deri në qershor të 2021, projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentiis do ta quante të arsyeshme.

Shkodrani 24-vjeçar i cili mbërriti në Itali në 2009-ën, pas ndalesës tek Empoli e gjeti dimensionin e tij të vërtetë në Serinë A pikërisht nën drejtimin e teknikut Sarri.

Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane.

Me ardhjen e Ancelottit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, detaj ky, që shto edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient.

Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë propabël.

Megjithatë ka edhe nga ata lojtarë që nuk e duan shkodranin te Chelsea dhe njëri prej tyre është spanjolli Azpilicueta.

Ndërkohë oferta e parë e skuadrës angleze për Hysajn është 23 milionë euro, një shifër që është konsideruar e ulët nga Napoli.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU