Chelsea do Barkleyn e Liverpool-it

Chelsea raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley.

Anglezi ishte afër kalimit në Stamford Bridge gjatë verës, por në fund ndërroi mendje për të qëndruar te klubi nga Liverpooli. Barkley preferonte kalimin te Tottenham Hotspuri pasi do të mund të luante më shumë, por një lëndim në muskuj pamundësoi një lëvizje të tillë.

Përkundër refuzimit të mesfushorit, Chelsea ka bërë kontakte për të parë nëse 24-vjeçari mund të bindet për transferim te “Blutë”, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU