Charlie Hebdo, edicion special për përvjetorin e masakrës

“Charlie Hebdo” ka përgatitur një edicion special që do të përkujtojë 1-vjetorin e masakrës në zyrat e kësaj reviste janarin e vitit që shkoi, me një karikaturë të Zotit të gjakosur, me kallashnikov, nën titullin “Një vit më pas: Vrasësi ende i lirë”.

Një milionë kopje të revistës në edicionin special do të dalin në shitje më 6 janar në përkujtim të njëvjetorit të vrasjes së 12 gazetarëve në zyrat e revistës në Paris, nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi. Tetë gazetarë të stafit të “Charlie Hebdo” ishin mes viktimave të 7 janarit 2015, që nxori në rrugët e Francës miliona njerëz në protestë dhe e ktheu publikimin në një simbol të lirisë së shprehjes.

17 persona u vranë në tre ditë të sulmit që kishte shënjestruar edhe një supermarket që administrohej nga hebrenjtë, duke shënuar fillimin e një sulmi xhihadist në Francë që kulmoi me masakrën e nëntorit në Paris. Aktualisht revista satirike shet rreth 100 mijë kopje në Francë dhe 10 milionë të tjera në botë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU