Pas penalizimit të Skënderbeut, Kukësi do të jetë ekipi shqiptar që luan në eliminatoret e Champions League.
Sot është hedhur shorti në Nion të Zvicrës. Fati i ka buzëqeshur ekipit shqiptar.
Kukësi do të përballet me ekipin e Maltës Valleta, një kundërshtar më i dobët.
Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi”./a.m.